Mbrojtja më e thjeshtë dhe më efikase nga sëmundjet ngjitëse arrihet, nëse i lani duart rregullisht dhe me sapun. Lajini duart të paktën pas çdo vajtjeje në tualet dhe para çdo vakti buke.
Nëse veproni sipas këshillave të mëposhtme, mund të mbroheni nga disa sëmundje ngjitëse.
Mbrojtja më e thjeshtë dhe më efikase nga sëmundjet ngjitëse arrihet, nëse i lani duart rregullisht dhe me sapun. Lajini duart të paktën pas çdo vajtjeje në tualet dhe para çdo vakti buke.
Bëni dush rregullisht dhe lani dhëmbët tri herë në ditë.
Me anë të përkujdesjes së rregullt për trupin mbroheni nga sëmundjet. Nëse keni dhimbje dhëmbësh, shkoni tek Medic-Help.
Me anë të vaksinave mund t’u shmangeni sëmundjeve të ndryshme. Sa më shumë persona janë të vaksinuar, aq më pak sëmuren.
Autoritetet Zvicerane të Shëndetësisë ndër të tjera rekomandojnë vaksina kundër
Shkoni tek Medic-Help dhe konsultohuni.
Përveç sëmundjes SIDA (Aids) ka shumë sëmundje të tjera, që janë seksualisht të transmetueshme. Më së miri mbroheni, nëse përdorni prezervativë gjatë marrëdhënies seksuale. Ka edhe prezervativë për gruan.
Prezervativët jepen në qendër ose mund të blihen nëpër barnatore, drogeri dhe në të shumtat e supermarketeve.
Nëse përdorni gjatë konsumimit të drogës shirita të përdorura, ju mund të infektoheni përmes gjakut. Përdorni gjithnjë shirita të pastra të papërdorura.
Nëse jeni shtatzënë, lajmërohuni tek Medic-Help. Ajo bisedon me ju, për çfarë keni nevojë resp. se si ju dhe bebja juaj të qëndroni të shëndetshëm, dhe mundëson një takim me një mjeke të specializuar.
Sillni fëmijët tuaj rregullisht për ekzaminim tek Medic-Help. Medic-Help ju ndihmon edhe për ushqyerjen dhe përkujdesjen e fëmijës tuaj. Kështu fëmijët qëndrojnë të shëndetshëm dhe mund të marrin një zhvillim të mirë.