Medic-Help Asyl
  • Çfarë të bëni në rast sëmundjeje?
    Shqetësimet
    Sëmundjet
    Të qëndroni të shëndetshëm
    Kujdesi mjekësor në Zvicër
    Informacioni i hyrjes
    icon-sprache.png
    • English
    • Deutsch
    • Français
    • Italiano
    • Shqip (Albanisch)
    • Bamanakan (Bambara)
    • Fulani
    • Igbo
    • Hrvatski (Kroatisch)
    • Kurmancî
    • Lingala
    • Mandinŋo (Mandinka)
    • Português (Portugiesisch)
    • Română (Rumänisch)
    • Soomaali
    • Español
    • Kiswahili
    • Türkçe (Türkisch)
    • Twi
    • Wolof
    • العربية (al-Arabiya)
    • کوردی (Badini)
    • درى (Dari)
    • فارسى (Farsi)
    • پشتو (Paschtun)
    • پنجابی (Punjabi)
    • کوردیی ناوەڕاست (Sorani)
    • اردو (Urdu)
    • български (Bulgarisch)
    • Монгол (Mongolisch)
    • Українська (Ukrainisch)
    • русский (Russisch)
    • Հայերեն (Armenisch)
    • አማርኛ (Amharisch)
    • ትግርኛ (Tigrinnya)
    • ქართული (Georgian)
    • தமிழ் (Tamil)
    • བོད་སྐད (Tibetisch)
  • Für Betreuende:

  • Dëftuesi dhe kontakti

    Gjendja: Janar 2018

  • Shqetësimet
  • Kollë
  • Ethe
  • Djersitje gjatë natës
  • Ekzemë dhe të kruar
  • Plagë të hapura të lëkurës
  • Diarre
  • Vjellje
  • Vështirësi me gjumin, ankthe dhe dhimbje
  • Shqetësime të tjera
Beschwerden.png

Këtu ju informojmë rreth shenjave të sëmundjeve kryesore ngjitëse. Është e rëndësishme të merrni një trajtim të shpejtë për to. Kështu ju mbroni shëndetin tuaj dhe parandaloni, që të infektohen njerëz të tjerë.

Icon_Medic_Help.png

Nëse keni shqetësime ose ndiheni të sëmurë, lajmërohuni tek Medic-Help.

Husten.png

Kollë mund të jetë një shenje për sëmundje të ndryshme. Në të shumtat e rasteve kemi të bëjmë me një ftohje. Ndonjëherë kolla është një shenje për një sëmundje ngjitëse.

Icon_Medic_Help.png

Nëse ju kolliteni shpesh, fort ose për një kohë të gjatë, ose nëse keni kollë me këlbazë, shkoni tek Medic-Help.

Kollë është një shenje për sëmundje të ndryshme. Ndër të tjera, mund të jetë një tregues për:

Tuberkuloz

Fruth

Fieber.png

Nëse temperatura e trupit është më e lartë se sa zakonisht, bëhet fjalë për ethe. Këto mund të jenë një shenje për një sëmundje ngjitëse.

Icon_Medic_Help.png

Nëse keni ethe, shkoni tek Medic-Help.

Icon_Medic_Help.png

Nëse fëmija juaj ka ethe, reagoni shpejt dhe shkoni tek Medic-Help.

Icon_Trinken.png

Pini mjaftueshëm ujë ose çaj në racione të vogla dhe shmangni lodhje fizike.

Ethe janë një shenje për sëmundje të ndryshme. Ndër të tjera, mund të jetë një tregues për:

Tuberkuloz

Li të bardhe

Fruth

 

Nachtschweiss.png

Në netët e nxehta të verës është normale të djersiteni shumë. Gjithashtu kur dhoma e gjumit është ngrohur tepër. Por kur ju djersiteni shumë gjatë natës edhe me temperaturë normale në dhomë, atëherë kjo mund të jetë një shenje për një sëmundje ngjitëse.

Icon_Medic_Help.png

Nëse veç djersitjes gjatë natës keni ethe dhe humbje peshe, shkoni tek Medic-Help.

Djersitja gjatë natës është një shenje për sëmundje të ndryshme. Ndër të tjera, mund të jetë një tregues për:

Tuberkuloz

Hautauschlag.png

Kur vuani nga një ekzemë, shpesh krijohen njolla të kuqe ose flluska në lëkurë, ose lëkura është shumë e thatë, me zbokth ose kruhet fort. Kjo mund të jetë një shenje për një sëmundje ngjitëse.

Icon_Medic_Help.png

Nëse keni ekzemë ose të kruar, shkoni tek Medic-Help.

Ekzemë dhe të kruar janë një shenje për sëmundje të ndryshme. Ndër të tjera, mund të jetë një tregues për:

Zgjebe

Li të bardhe

Fruth

Offene_Hautwunden.png

Prerje, gërvishtje ose shpime mund ta lëndojnë lëkurën dhe të kalojnë në plagë të hapura. Plagët, që nuk shërohen kollaj, kërkojnë shumë vëmendje.

Icon_Medic_Help.png

Nëse keni plagë të hapura të lëkurës, shkoni tek Medic-Help.

Plagë të hapura të lëkurës shpesh janë pasoja të plagosjeve. Nëse ato nuk shërohen kollaj, atëherë kjo mund të jetë një tregues për:

Difteri

Durchfall.png

Nëse duhet të shkoni në banjë për jashtëqitje më shumë se tre herë në ditë ose nëse jashtëqitja juaj është e lëngshme, atëherë bëhet fjalë për diarre. Kjo mund të jetë një shenje për një sëmundje ngjitëse.

Icon_Medic_Help.png

Nëse keni diarre, shkoni tek Medic-Help.

Icon_Trinken.png

Pini mjaftueshëm ujë ose çaj në racione të vogla.

Icon_Haende_waschen.png

Lani rregullisht duart me sapun, me qëllim që të mos infektoni persona të tjerë.

Diarreja është një shenje për sëmundje të ndryshme. Ndër të tjera, mund të jetë një tregues për:

Pezmatim stomaku dhe zorrësh

Erbrechen.png

Vjellja mund të jetë një shenje për sëmundje të ndryshme. Por vjellja mund të jetë gjithashtu një shenje për një sëmundje ngjitëse.

Icon_Medic_Help.png

Nëse keni vjellje, shkoni tek Medic-Help.

Icon_Trinken.png

Pini mjaftueshëm ujë ose çaj në racione të vogla.

Icon_Haende_waschen.png

Lani rregullisht duart me sapun, me qëllim që të mos infektohen persona të tjerë.

Vjellja është një shenje për sëmundje të ndryshme. Ndër të tjera, mund të jetë një tregues për:

Pezmatim stomaku dhe zorrësh

Schlechter_Schlaf.png

Nëse për disa net keni vështirësi me gjumin, ose nëse keni ankthe të pabazuara, atëherë kjo mund të jetë një shenje për vuajtje psikike. Po ashtu edhe dhimbje pa arsye të kuptueshme.

Icon_Medic_Help.png

Nëse keni vështirësi me gjumin, ose nëse keni dhimbje të pashpjegueshme, drejtohuni Medic-Help.

Vështirësi me gjumin, ankthe pa arsye dhe dhimbje të pashpjegueshme janë një shenje për sëmundje të ndryshme. Ndër të tjera, mund të jenë një tregues për:

Vuajtje shpirtërore / psikike

Weitere_Beschwerden_w.png

Në këtë faqe gjeni në radhë të parë informacione për sëmundjet kryesore ngjitëse. 

Natyrisht ka dhe shumë shqetësime të tjera. Nëse ndiheni të sëmurë ose keni një pyetje për shëndetin, shkoni tek Medic-Help.

BAG-Logo-de EDI_BAG_e_RGB_pos_hoch.png
Datenschutzerklärung