Çfarë të bëni në rast sëmundjeje?

Në çdo qendër të pranimit dhe të procedimit ka profesionistë të mjekësisë (Medic-Help). Drejtohuni atyre, nëse pini medikamente, jeni shtatzënë, ndjeheni të sëmurë ose nëse keni pyetje për shëndetin. Këta profesionistë ju trajtojnë ose ju dërgojnë tek një mjek ose për në spital.

Nëse Medic-Help është mbyllur, lajmërohuni tek personeli kujdestar ose i sigurisë. 

Pyetjet tuaja shëndetësore dhe informacionet rreth sëmundjeve tuaja trajtohen me konfidencë.

Edhe në raste aksidentesh shkoni së pari tek Medic-Help. Vetëm në një rast urgjence shkoni direkt në spital.

Icon_Medic_Help.png

Nëse ju ose fëmija juaj ndiheni të sëmurë, ose nëse keni pyetje për shëndetin, shkoni tek Medic-Help.

 

Trajtimi mjekësor në qendra të tjera azili

Edhe në çdo qendër tjetër të azilit ka persona kontakti për pyetje shëndetësore. Aty merrni informacione më të hollësishme.

Datenschutzerklärung