Kujdesi mjekësor në Zvicër

Të gjithë njerëzit në Zvicër kanë të drejtë për kujdesje mjekësore. Në qendrën e azilit, së pari shkoni gjithmonë tek Medic-Help, kur keni shqetësime.

Së pari tek mjeku i familjes

Në Zvicër, mjeku ose mjekja e familjes gjithmonë është pika e parë për t’u drejtuar për sëmundje dhe aksidente. Ata ju trajtojnë dhe ju dërgojnë për në spital ose tek profesionistë të tjerë të specializuar, nëse është nevoja.

Nëse mjeku i familjes i njeh pacientët dhe pacientet e veta dhe historitë e tyre, atëherë ai mund t’i trajtojë ata më mirë. Prandaj shkoni gjithmonë tek i njëjti mjek familjeje.

Icon_Medic_Help.png

Nëse ndiheni të sëmurë, mos shkoni direkt në spital, por së pari tek mjeku ose mjekja e familjes.

Icon_Medic_Help.png

Për raste urgjente dhe për lindje shkoni direkt në spital.

Trajtimi mjekësor në qendrat e tjera të azilit

Nëse keni parashtruar kërkesë për azil (letërnjoftimi N), nëse quheni nevojtarë për mbrojtje (S) ose nëse jeni të pranuar paraprakisht (F), autoriteti kantonal lidh për ju një kontratë sigurimi shëndetësor. Nëse keni një miratim qëndrimi (letërnjoftimi B ose C), ju duhet të kujdeseni vetë për një sigurim. Obligohet të keni një sigurim.

Mjeket dhe mjekët si dhe të gjithë profesionistët mjekësorë i nënshtrohen obligimit për të mbajtur sekretin: Atyre nuk u lejohet t'u kalojnë të tjerëve informacione rreth jush si paciente ose pacient. Për këtë duheshe miratimi juaj.

Datenschutzerklärung