Sëmundjet

A keni kohë që vuani nga një sëmundje? A pini rregullisht medikamente? A keni qenë tashme në trajtim mjekësor në vendin tuaj të origjinës ose gjatë arratisjes?

Icon_Medic_Help.png

Shkoni tek Medic-Help dhe shpjegoni problemet tuaja.

Disa sëmundje janë ngjitëse. Do të thotë, që sëmundja nga një person u ngjitet të tjerëve. Kjo mund të ndodhë përmes ajrit, përmes duarve të papastra, përmes gjakut ose gjatë marrëdhënies seksuale, por gjithashtu edhe përmes të vjellit, jashtëqitjeve ose përmes kontaktit direkt.

Icon_Medic_Help.png

Lajmërohuni tek Medic-Help, nëse keni shqetësime. Kështu mbroni vetën dhe njerëzit përreth jush.

Gjatë marrëdhënies seksuale mund të ngjiten sëmundje si blenorragjia, herpesi, sifilizi ose klamidiet. Pasojat prej tyre mund të jenë sekrecione, të kruar dhe ënjtje, ulcera ose dhimbje në zonën gjenitale. Sado, ju mund të jeni infektuar pa pasur shqetësime.

Icon_Kondome.png

Mbroni veten nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme: Përdorni gjithmonë një prezervativ gjatë marrëdhënies seksuale. Ju mund t’i merrni këto në qendër ose mund t’i blini nëpër barnatore, drogeri dhe në të shumtat e supermarketeve.

Icon_Medic_Help.png

Nëse keni shenja për sëmundje seksualisht të transmetueshme, shkoni tek Medic-Help.

Icon_Medic_Help.png

Në rast se pas një marrëdhënieje seksuale pa prezervativ jeni të pasigurt, nëse jeni infektuar me një sëmundje seksualisht të transmetueshme, konsultohuni tek Medic-Help. Mos prisni derisa të krijohen shqetësime.

HIV është një virus që dobëson sistemin e imunitetit. Ju mund të keni virusin brenda vetes pa pasur shqetësime. Nëse nuk pini medikamente, ai mund ta dobësojë trupin tuaj kaq shumë, që ju sëmureni. Atëherë bëhet fjalë për SIDA (Aids).

Sëmundja transmetohet përmes gjakut, marrëdhënies seksuale pa prezervativ, përmes shiringave të përdorura të pista ose drejtpërdrejt nga nëna në fëmijën e palindur. Nëse bartni virusin brenda vetes, ju mund të infektoni persona të tjerë, edhe nëse ende nuk keni shqetësime.

HIV / SIDA (Aids) është e pashërueshme. Por medikamentet ndihmojnë të kontrollohet virusi dhe të zvogëlohen pasojat.

Icon_Kondome.png

Kështu mbroheni nga HIV / SIDA (Aids): Përdorni gjithmonë një prezervativ gjatë marrëdhënies seksuale. Ju mund t’i merrni këto në qendër ose mund t’i blini nëpër barnatore, drogeri dhe në të shumtat e supermarketeve.

Icon_Spritze.png

Nëse konsumoni drogë me injektim direkt në gjak, përdorni gjithmonë shiringa të pastra të papërdorura, me qëllim që të mos infektoheni.

Icon_Medic_Help.png

Në rast se pas një marrëdhënieje seksuale pa prezervativ jeni të pasigurt, nëse jeni infektuar me HIV / SIDA (Aids) ose me një sëmundje seksualisht të transmetueshme, shkoni tek Medic-Help. Mos prisni derisa të krijohen shqetësime.

Persona me tuberkuloz kanë kollë për të paktën tri javë, kanë ethe, djersitje gjatë natës ose humbje peshe. Tuberkulozi mund të transmetohet, nëse persona të shëndoshë e thithin ajrin e kollitur nga të sëmurit.

Tuberkulozi është i rrezikshëm. Por nëse sëmundja zbulohet herët, ajo është e shërueshme. Trajtimi zgjat të paktën 6 muaj.

Icon_Medic_Help.png

Nëse keni shenja për tuberkuloz, nëse jeni trajtuar tashme një herë për tuberkuloz ose nëse kishit kontakt me një person të sëmurë, shkoni tek Medic-Help.

Alkooli, drogat ose substanca të tjera mund të sjellin një varësi ose të dëmtojnë shëndetin. Hiqni dorë nga konsumimi i drogave.

Në konsumimin e drogave me injektim direkt në gjak, përmes gjakut mund të transmetohen sëmundje, për shembull, kur përdorni shiringa të përdorura.

Icon_Spritze.png

Nëse nuk hiqni dot dorë nga konsumimi i drogave, përdorni gjithmonë shiringa të pastra dhe të papërdorura, me qëllim që të mos infektoheni.

Icon_Medic_Help.png

Një narkomani mund të trajtohet dhe të zvogëlohet. Lajmërohuni tek Medic-Help.

Përjetime të vështira ose dhunë - për shembull luftë, arratisje, torturim ose përdhunim -, mund të bëhen shkak, që trupi ose psikika të sëmuren. Edhe konsumimi i fortë i alkoolit ose probleme të tjera narkomanie mund të kenë lidhje me këtë.

Shumë të prekur e kanë të vështirë të flasin për sëmundje psikike. Është e rëndësishme, që t’i merrni seriozisht ato dhe të merrni trajtim për to si edhe për sëmundje të tjera. 

Shenja të mundshme për sëmundje psikike janë, që ju keni një gjumë të parehatshëm për një kohë të gjatë, shihni ëndrra të këqija, keni dhimbje të pashpjegueshme ose shqetësime të tjera.

Icon_Medic_Help.png

Vuajtje psikike mund të trajtohen. Drejtohuni Medic-Help.

Lia e bardhe është një sëmundje shumë ngjitëse. Shenjat tipike janë ethe dhe në fillim në lëkurë flluska të mbushura me një lëng si ujë. Nga lia e bardhe mund të mbroheni me një vaksinë.

Icon_Medic_Help.png

Nëse keni ju ose fëmija juaj shenja për li të bardhe, shkoni tek Medic-Help.

Icon_Medic_Help.png

Nëse deri tani nuk keni qenë asnjë herë me li të bardhe, vaksinohuni. Shkoni për këtë tek Medic-Help.

Personat me fruth tipikisht kanë ethe, sy të skuqur, kollë dhe njolla të kuqe në lëkurë. Nga fruthi mund të mbroheni me një vaksinë.

Icon_Medic_Help.png

Nëse ju ose fëmija juaj keni shenja për fruth, shkoni tek Medic-Help.

Icon_Medic_Help.png

Nëse deri tani nuk keni qenë asnjë herë me fruth, vaksinohuni. Shkoni për këtë tek Medic-Help.

Difteria është një sëmundje e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes ose të lëkurës. Ka dy lloje: difteria e grykës dhe difteria e lëkurës.

Gjatë një difterie gryke, të prekurit vuajnë nga dhimbje fyti, ethe dhe dhimbje në gëlltitje. Gjatë një difterie lëkure, shenja kryesore janë plagë, që shërohen me vështirësi. Nga difteria mund të mbroheni me një vaksinë.

Icon_Medic_Help.png

Nëse ju ose fëmija juaj keni shenja për difteri, shkoni tek Medic-Help.

Icon_Medic_Help.png

Nëse deri tani nuk keni qenë asnjë herë me difteri, vaksinohuni. Shkoni për këtë tek Medic-Help.

Zgjebja është një sëmundje lëkure shumë e përhapur. Ajo shkaktohet nga parazitët, që futen në lëkurë.

Trupi reagon me të kruar të fortë, kotka në lëkurë dhe ekzemë, tipikisht në zonën gjenitale, midis gishtërinjve, në nyjat e duarve dhe në nyja të tjera, nën sqetulla dhe në thithet.

Sëmundja transmetohet me anë të kontaktit direkt të lëkurës midis dy personave.

Icon_Medic_Help.png

Nëse ju ose fëmija juaj keni shenja për zgjebe, shkoni tek Medic-Help.

Gjatë një pezmatimi të stomakut dhe të zorrëve, personi shpesh ka përzierje, vjellje dhe diarre, të shoqëruar nga ethe dhe dhimbje barku. Të sëmurit shpesh humbasin shumë lëngje brenda një kohe të shkurtër.

Icon_Medic_Help.png

Nëse keni shenja për një pezmatim stomaku dhe zorrësh, shkoni tek Medic-Help.

Icon_Trinken.png

Pini shumë ujë ose çaj në racione të vogla.

Icon_Haende_waschen.png

Lani rregullisht duart me sapun, me qëllim që të mos infektoni persona të tjerë.

Ka shumë sëmundje të tjera. Këtu gjeni në radhë të parë informacione për sëmundjet që janë shumë ngjitëse.

Icon_Medic_Help.png

Shkoni tek Medic-Help, edhe nëse shqetësimet tuaja nuk përputhen me sëmundjet që u përshkruan këtu.

Datenschutzerklärung